Pyetje të Shpeshta


Më poshtë janë disa nga pyetjet më të shpeshta që na kanë bërë kliente tanë.

Si mund të kryej pagesat e kësteve në NOA?

Këstet mujore mund të paguhen në disa forma:
- Me shërbimin Vodafone M-pesa nga çdo telefon celular Vodafone;
- Në çdo terminal Pay&Go që gjendet pranë zones tuaj të banimit;
- Në degët e NOA-s të cilat janë të pajisura me arka;
- Në degët e bankave BKT, Tirana Bank, Banka Credins, Banka Raiffeisen.

Nëse unë kam marrë më parë kredi te ju, a mund të marr një kredi tjetër?

Kusht për NOA është që Ju të keni qenë i rregullt në pagesat e kredisë së mëparshme dhe mund të përfitoni sërisht financim nga ne pas 6 muajsh.

Nëse bashkëshorti/ja është jashtë shtetit, mund të marr kredi?

Po mund të aplikoni por bashkëshorti/ja duhet të jetë në dijeni që ju po merrni këtë kredi,
dhe me anë të një FAX-i do të na duhet firma e tij/saj për konfirmim.

Çfarë kolaterali duhet të lë për shumën 500.000 All për një kredi Agro ?

Për të marr një kredi AGRO: nuk është e nevojshme të lihet kolateral për shuma deri në 700,000 lekë.

Nëse unë aplikoj tek ju, për sa kohë e marr një kredi ?

Nëse dokumentacioni i sjell pranë nesh është në rregull, brenda 24 orëve ju mund të merrni financimin tuaj.

Cila është mënyra e pagesës së kësteve?

Ju mund të zgjidhni midis pagesës mujore ose pagesës sezonale (kur ju keni të ardhurat nga biznesi apo agro-prodhimet).

Cilat janë kushtet kryesore për të marrë një kredi ?

Kushtet bazë për të aplikuar për një kredi janë:

  • Mosha 21-65 vjeç.
  • Dokumentacioni sipas kredisë që kërkoni
  • Duhet të keni një burim të ardhurash të verifikueshme

A mund ta përfitoj unë kredinë i vetëm?

Nëse keni të ardhura të mjaftueshme ju mund të aplikoni i vetëm për kredi dëri në shumën 300.000 lekë (të reja).

Çfarë dokumentacioni kërkohet për një financim për bizneset.

Në qoftë se e ushtroni aktivitetin e biznesit tuaj për më shumë se 6 muaj, ju mund të financoheni për shumën deri në 300,000 lekë (të reja) vetëm duke patur një ID dhe ekstraktin e QKR-së pa patur nevojë për bashkëhuamarrës.

A mund të përfitoj unë një financim me këste tre mujore?

NOA financon çdo shumë dhe përshtat këstet në varësi të fluksit të të ardhurave kur ju i keni.

Cfarë ofron NOA më shumë se institucionet e tjera financiare?

Jemi të vetmit:
• Që japim kredi në kohë rekord.
• Që japim kredi vetëm me Dokument Identifikimi.
• Ku klienti paguan vetëm kur ka periudhën e të ardhurave.
• Ku klienti mund të kursej kohë në proçedurat e aplikimit.
• Ku shumë nga produktet tona nuk kanë nevojë për garanci.

Çfarë dokumentash duhen për një kredi konsumatore të shpejtë?

Dokumentat baze për të përfituar një kredi kosumatore të shpejtë deri në 300,000 All janë:

  • Dokumet Identifikimi (Karte Identiteti ose Pasaportë)
  • Vërtetim page ose nxjerrje llogarie në bankën ku ju kalon paga (për 6 muajt e fundit)


Keni Pyetje të tjera? Pyesni NOA