Politika e Privatesise


 

POLITIKA E PRIVATESISE

Me hyrjen tuaj në këtë faqe interneti, ju pranoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e mëposhtme:

Kjo faqe në internet ku ju keni hyrë, www.noa.com.al , është faqja zyrtare në internet e NOA sh.a. Në këtë faqe përdoruesi mund të hasë në forma apo formularë të ndryshëm aplikimi apo llogaritës (Aplikimet për punë, aplikim për kredi, newsletter). Në fusha të ndryshme të këtyre formave apo formularëve mund të lindë nevoja për të futur të dhëna personale.

NOA siguron çdo përdorues se të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj, sigurohen me sistemin e sigurisë më të lartë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e përdoruesve, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin nr.48/2012, ndryshuar me ligjin 120/2014) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe aktet nënligjore në zbatim.

Gjithashtu përdoruesi pohon vërtetësine dhe saktësinë e të gjithë të dhënave të plotësuara prej tij në format apo formularët e ndryshëm. Me plotësimin e çdo forme apo formulari dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, përdoruesi autorizon NOA të mbledhë, kontrollojë, perpunojë dhe të përdorë të dhënat personale, demografike, financiare, imazhe etj., për qëllimin e kërkuar nga përdoruesi, apo për te më komunikuar të rejat/ndryshimet, ofertat e ndryshme, për qëllime reklamimi etj., të lidhura këto me aktivitetin e tij si Institucion Financiar në bashkëpunim ose jo me institucione të tjera dhe pa kufizuar mjetet e komunikimit në dispozicion të këtij objektivi.

Bazuar në Ligjin “Per mbrojtjen e të dhënave personale”, përdoruesi, nëpërmjet një kërkese, ka të drejtë të kërkojë informacion apo të kërkojë korigjimin e të dhënave të tij personale të dhëna vullnetarisht.

NOA në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar “Për të Dhënat Personale” dhe për të qenë sa më transparent me klientët e saj, njofton se nëpërmjet strukturës së shërbimit të Call Center do të kontaktojë të gjithë klientët të cilët kanë raportuar një problem/çështje si dhe në përgjigje të ankesave/sugjerimeve si dhë për promocion dhe reklamim të ofertave të reja.

Kërkesat për informacion në lidhje me Politikën tone te privatësisë mund të dergohen me email në adresën info@noa.com.al .

Ky dokument përbën “Politikën mbi Privatësinë” të kësaj faqe interneti, e cila do të jetë subjekt i përditësimeve te mëtejshme.

NOA, 2017