Fushata ndërkombëtare “Kreditim i Zgjuar”



Organizuar nga Qëndra e Mikrofinancës (MFC) dhe implementuar në Shqipëri nga NOA sh.a.

Këtu do të gjeni pyetësorin “Kontrolli i Shëndetit Financiar”
http://my.questbase.com/take.aspx?pin=7775-1011-9489

Gjatë gjithë muajit Tetor, kompania jonë do t’i japë zë në tregun shqiptar fushatës “Borrow Wisely” – “Kreditim i Zgjuar”, e cila realizohet për të katërtin vit në tregun ndërkombëtar të Mikrofinancës. Këtë vit, 26 institucione financiare të shtrira në 17 shtete të Europës dhe Azisë Qëndrore, do të punojnë paralelisht për edukimin, ndërgjegjësimin dhe përmirësimin e njohurive financiare të klientëve, si edhe aftësive të tyre për menaxhim të shëndetshëm të ekonomisë familjare.




Qëllimi i fushatës

Fushata ka për qëllim promovimin e standarteve globale të mbrojtje së klientit, do të shpërndahen mesazhe të rëndësishme me synim edukimin dhe ndërgjegjësimin e klientëve tanë dhe atyre potencial, rreth efekteve të huasë dhe përdorimit të saj në mënyrë të sigurt dhe të shëndetshme, pa vështirësuar ekonominë familjare apo rrezikuar ecurinë e biznesit si rrjedhojë e mbingarkesës me borxh.

Këtë vit, për herë të parë, NOA sh.a do të udhëheqi fushatën në Shqipëri duke prezantuar një formë të re të edukimit dhe ndërgjegjësimit të klientëve, pyetësorin e titulluar “Kontrolli i Shëndetit Financiar”. Ky pyetësor është një test i shkurtër me 15 pyetje i cili do të ndihmojë klientët të kuptojnë avantazhet apo dobësitë e tyre financiare. Ata do të kenë gjithashtu mundësinë të kuptojnë nësë i menaxhojnë me efektivitet të ardhurat dhe shpenzimet e tyre, nëse janë rezistentë ndaj goditjeve të papritura financiare, dhe nëse e planifikojnë mirë të ardhmen e tyre financiare në përspektivë afat-gjatë.

 Rëndësia e fushatës 

Në industrinë ku bëjmë pjesë, e ardhmja e kompanisë varet nga aftësia jonë për të dhënë hua në mënyrë të përgjegjshme, si edhe nga përgjegjshmëria e klientit për të marrë hua në mënyrë të kujdesshme duke shmangur mbingarkesën me borxh financiar. Proçesi i këshillimit të klientëve do të ndihmonte të dyja palët (edhe industrinë në tërësi) për rritjen e mirëqënies ekonomike, si edhe do të rriste besumëshmërinë tonë në sytë e klientëve dhe partnerëve, duke vepruar kështu në përputhje me standartet ndërkombëtare të tregjeve të stabilizuara financiare.

Nga eksperienca e viteve të kaluara, pjesa më e madhe e klientëve të intervistuar në shtetet e tjera janë shprehur pozitivisht për efektin e fushatës duke e cilësuar atë të dobishme dhe ndërgjëgjësuese.