Zhvillimi në karrierë


Shutterstock - Business
Kompania NOA shënon 18 vjet eksperiencë në biznesin e mbështetjes financiare nëpërmjet kredidhënies për individë, familjet, bizneset e vogla dhe të mesme duke qënë një derë e hapur për të aksesuar Shpejt dhe Lehtë shërbimet financiare me qëllimin final
për të bërë një diferencë pozitive në prosperitetin dhe standartin e tyre të jetës.NOA është Kompania që ofron mundësi të barabarta për punësimin e talenteve dhe ka angazhimin, energjinë, entuziazmin për tu shndërruar në Kompaninë ku gjithësecili do të ndihet krenar dhe i motivuar për të patur eksperiencë pune dhe për të zhvilluar një karrierë të suksesshme. Sot kompania NOA numëron rreth 300 punonjës në të gjithë Shqipërinë.Në NOA vendet e reja të punës publikohen brenda kompanisë dhe jashtë saj, në mënyrë që t’u jepet mundësia të gjithë punonjësve të aplikojnë në pozicione të një niveli më të lartë dhe të shikojnë zhvillimin e karrierës brenda kompanisë.Ne besojmë se rruga më e shpejtë për rritje profesionale dhe zhvillim në karrierë është ekspozimi drejt sfidave të reja dhe krijimi i një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen.Promovimet e brendshme në Kompani bazohen në vlerat dhe performancën e punonjësit.
Aktualisht në NOA, 70% e Menaxhimit të Lartë dhe Menaxhimit të Mesëm janë promovime të brendshme