Misioni dhe Vizioni


Profili i NOA

Që prej momentit të themelimit në vitin 1998, kompania NOA, me përkushtim dhe shërbim profesional, ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në ngritjen dhe zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme nëpërmjet mbështetjes financiare të nevojave dhe planeve të tyre.
E njohur në fillimet e saj si PSHM (Partneri Shqiptar në Mikrokredi), dhe më vonë si Opportunity Albania, qëllimi kryesor i Kompanisë sonë vazhdon të mbetet i njëjtë, në aspektin e nxitjes së ekonomisë në vend si dhe të zhvillimit të biznesit të vogël dhe të mesëm. Një epokë e re filloi në gusht të vitit 2010, me prezencën e aksionerëve të rinj të NOA Holding, e cila u shoqërua me një transformim të rëndësishëm të kompanisë në aspektin operacional dhe sidomos të imazhit të saj.
NOA Sh.a, duke qënë një Institucion Financiar, operon në tregun e mikrofinancës me një infrastrukturë dhe model operacional unik. Ky model nëpërmjet një performace profesionale dhe një stafi të mirë trajnuar, efiçensë maksimale në procesim dhe një proçedurë të centralizuar aprovimi, ka bërë të mundur krijimin e një portofoli kredie me cilësi të lartë.
Sot NOA bën diferencimin dhe krenohet nëpërmjet shërbimit të saj “Shpejt dhe Lehtë”, për të gjithë klientët si në zonat urbane dhe ato rurale me një mbulim prej rreth 90% të të gjithë territorit të Shqipërisë.
NOA vazhdimisht ka mbështetur dhe mbështet sipërmarrës të të gjithë sektorëve përfshirë prodhimin, bujqësinë dhe blegtorinë, tregtinë dhe shërbimet, duke zhvilluar një portofol të mirë dhe të diversifikuar të kredisë ekskluzivisht në monedhën vendase, duke menaxhuar vetë riskun e këmbimit.
Rritja pozitive dhe e qëndrueshme e Kompanisë i atribuohet gjithashtu strategjive të mirëmenduara, kodit të sjelljes, menaxhimit të fortë dhe stafit profesional në kompaninë NOA.
Rritja e qëndrueshme gjatë këtyre viteve, e kompanise NOA është mbështetur në mënyrë të vazhdueshme nga Partnerë strategjikë me reputacion ndërkombëtar dhe vendas, të cilët janë faktorë të rëndësishëm në Industrinë e Mikrofinancës në rajon si: BERZH, OMP, BKT, Responsibility Global Microfinance Fund, EFSE, Oiko Credit, Blue Orchard, etj.

Misioni

Të fuqizojmë ekonomikisht familjet dhe bizneset, si një faktor i rëndësishëm i zhvillimit të ekonomisë shqiptare.

Vizioni

Të jemi partneri juaj afatgjatë në rrugëtimin e zhvillimit financiar.