NOA sha, Pranë qendrës ” Karl Topia” tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi,
Tiranë, Shqipëri
Tel: + 355 0 (42) 403 764; Fax: + 355 0(42) 403 765
e-mail: info@noa.com.al
Stafi i ri menaxhues i NOA sh.a është një skuadër ekspertësh me performancë te provuar në treg, respektivisht në fushat e përgjegjësive që ata mbulojnë. Ky kompozim eksperiencash bankare dhe biznesesh mikrofinanciare përforcon besimin e një kompanie me strategji të qartë dhe solide drejt suksesit në zhvillimin e produkteve dhe segmenteve të reja, shtrirjen dhe përmiresimin e rrjetit të degëve në shërbim të klientëve.
Drejtor i përgjithshëm
Ka filluar karieren e saj në Bankën e Kursimeve, banka më e madhe në Shqipëri që nga viti 1999 duke punuar fillimisht si Arkëtare. Brenda 2 viteve ajo është promovuar në Punonjëse në Shërbim ndaj Klientit, Drejtuese Operacionale dhe në 2002 ajo është promovuar si Menaxhere Rajonale.
Gjatë kësaj kohe ka patur në varësi 8 degë, 85 veta staf dhe ka ndërmarrë një gamë të gjerë aktivitetesh për t’i shërbyer klientëve me depozita, transferta, shërbime thesari, kredi dhe menaxhim të parave. Ajo ka qenë pjesë e ekipit të lartë të menaxherëve që morën përsipër transformimin e Bankës së Kursimeve në Raiffeisen Bank blerë nga kjo e fundit në 2004.
Gjatë kësaj periudhe Znj. Shkrepa ka mbajtur pozicionin e Drejtuesit te Zhvillimit të Biznesit/ Drejtues Zonal përgjegjës për mbulimin e gjysmën së territorit të Shqipërisë duke drejtuar 34 degë, dhe nje staf prej 250 vetash.
Gjatë kësaj periudhe Znj. Shkrepa ka udhëhequr transformimin e bankës në një bankë komerciale perëndimore të standardeve europiane. Ajo ka udhëhequr me sukses aktivitete si: implementimi i sistemit të ri të IT, standardet e shërbimit ndaj konsumatorëve, teknikat e shitjes etj.
Në 2008 ajo ka ndërtuar një portofol prej 40 milionë € në kredi hipotekore duke menaxhuar biznesin e kredive hipotekave në Raiffeisen Bank duke lancuar me sukses produktet hipotekare për të gjithë segmente të klienteve duke filluar nga financimi për individet, mikro bizneset si dhe financimin e projekteve për biznesin e korporatave.
Në 2009 ajo ka ndërtuar dhe menaxhuar kanalin e shitjeve direkte në Raiffeisen Bank duke zhvilluar Financimin e Menjehershem (RSF), agjentët e shitjeve direkte, biznesin e ndërmjetesimit dhe të referimit etj.
Znj Shkrepa është emeruar Drejtor Ekzekutiv i NOA-se në Tetor 2010.
Drejtor Financiar
Ka filluar karrierën e tij me Deloitte & Touche, me pas ai u bashkua me NOA (PSHM në atë kohë dhe me pas OA) në Janar të vitit 1999, duke qenë një nga punonjësit e parë të kompanisë. Që nga ajo kohë ai ka mbuluar pozicione të ndryshme të menaxhimit.
Në Janar të 2003 Z. Sula, u emërua në pozicionin e tij aktual të Drejtorit të Departamentit të Financës. Ai ka një MBA nga Universiteti i Nebraskës dhe Universiteti i Tiranës.
Drejtor i Biznesit
Filloi karrierën e tij në vitin 1999 në Pro Credit Bank Shqipëri, ku ka kryer funksione të ndryshme duke filluar nga Oficer Kredie, Koordinator Degë për t’u promovuar me pas në Drejtues të Departamentit Marketing. Z. Velo u largua nga ProCredit në 2002 për t’u bërë Drejtor i Marketingut dhe të drejtave televizive për një stacion televiziv lokal.
Z. Velo ju bashkua grupit të NOA-së (OA në atë kohë, ish PSHM) në Qershor të 2004 në pozicionin e Drejtorit të Marketingut ku arriti sukseshem të ri-brandojë gjithë kompaninë nga PSHM në OA, përcaktimin e funksioneve në manaxhimin e produkteve, implementimin e disa mjeteve dhe teknikave për matjen dhe përmirësimin e produkteve dhe cilesinë e shërbimit ndaj klientëve.
Në Tetor të 2010 Z. Velo u emërua Drejtor i Portofolit në Risk (PAR) në Departamentin e Menaxhimit të Riskut ku ai susksesshem krijoi dhe menaxhoi një grup pune prej 60 vetash staf. Ai ka një MBA nga Universiteti i Nebraskes dhe ai i Tiranës.
Drejtore e Operacioneve
Pas diplomimit universitar në vitin 2001 për Shkenca Kompjuterike, ajo filloi të punojë me World Vision-Microfinance, në pozicionin e MIS Menaxher dhe përgjatë 4 vjetëve udhëhoqi dhe role operacionale për të përcaktuar, negociuar dhe menaxhuar ekzekutimin e produkteve të kredisë, planeve të marketingut, paketën e identitetit të korporatës dhe planeve të zgjerimit.
Në 2005 ajo i bashkohet NOA-së (PSHM në atë kohë) në pozicionin e MIS Menaxher ku ndërtoi dhe implementoi standarte në IT dhe Sistemet e Menaxhimit të Informacionit. Në NOA ajo implementoi në vitin 2008 procesin Six Sigma Process Mapping nga aplikimi i kredisë deri në disbursim, e më pas imlementimin e upgrade të sistemit të të dhënave bazë në 2010 ku roli i saj si udhëheqëse e projektit ka kontribuar për të siguruar që kërkesat e biznesit janë mbledhur, paraqitur dhe automatizuar me standarte profesionale.
Në Shtator të 2011 emërohet Drejtor i Operacioneve, ku krahas IT, MIS dhe Njësisë së Administratës që drejtonte më parë, ndërtohet dhe njësia e re per Administrimin e Kredisë me procedurat dhe funksionet përkatese për të siguruar eficencë në ritmin operacional të degëve dhe të biznesit.
Drejtore e Rrjetit te Degeve dhe SFE
Ka filluar karrieren e saj në ProCredit Bank, banka e parë që ka operuar në fushën e mikro financës në Shqipëri, në vitin 1999 në pozicionin e oficerit të kredisë SME-e. Brenda 2 viteve ajo u promovua në pozitën e Koordinatorit të Kredisë në ProCredit Bank dega Shkodër.
Në vitin 2004 ajo u emërua Drejtore e Degës se Durrësit në ProCredit Bank, duke menaxhuar një staf prej rreth 11 vetash dhe aktivitetet e depozitave, transferet, thesarit, kredive dhe menaxhimit të parasë.
Në vitin 2005 ajo u emërua Drejtor Rajonal në Raiffeisen Bank për rajonin e Durrësit dhe ishte përgjegjëse për 6 degët, me rreth 60 veta staf si dhe duke qënë pjesë e stafit të lartë manaxherial në transformimin e bankës në një bankë komerciale perëndimore të standardeve europiane si Raiffeisen. Ka ndërtuar sukseshshem PI, SME dhe Portofolin e Kredive Mikro.
Znj. Xharra ka filluar të punoje në NOA në Dhjetor 2010. Ajo ka një MBA nga Universiteti i Nebraskës dhe Universiteti i Tiranës.
Drejtore e Portofolit ne Risk (PAR)
Znj. Eglantina Naka iu bashkua NOA-s në Prill të 2013 në pozicionin e Drejtores së Departamentit të Portofolit në Risk (PAR). Ajo është përgjegjëse për manaxhimin e portofolit në risk të kompanisë si dhe për ruajtjen e cilësisë së portofolit të kredisë. Me ekipin e saj profesional ajo synon të hartojë dhe implementojë strategji afatgjata me qëllim ruajtjen e normave më të ulëta të kredive joperformuese.
Znj. Naka ka një experience të gjatë në sektorin bankar, eksperiencë të cilën e ka filluar në bankën ProCredit në vitin 2004 ku ka filluar karrierën si analiste kredie. Më pas ajo u promovua në pozicionin e Koordinatores së Cilësisë së Portofolit. Ajo ka punuar në pozicione drejtuese si Drejtore Dege ne degën Tirana 4, ku ka qenë përgjegjëse për performancën e degës kryesore si dhe te agjencive të Kamzës dhe Rinasit. Më pas ajo ka punuar në pozicionin Drejtore e Sektorit të Administratës ku objektivi kryesor ka qenë optimizimi i kostove administrative dhe implementimi i proceseve eficente në logjistikë, mbështetje teknike si dhe manaxhim projektesh. Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në trajnimin e stafit të bankës për zhvillimin e aftësive teknike financiare.
Në vitin 2012 ajo u pozicionua si Drejtore e Departamentit të Shërbimeve të Brendshme në kompaninë ajrore BelleAir, ku ndërtoi strukturën e departamentit si dhe hodhi bazat e procedurave për implementimin e proceseve të këtij departamenti.
Znj. Naka ka disa kualifikime të çertifikuara për Financë Banke, Manaxhim dhe Lidership, Hartim dhe Zbatim të proceseve të ndryshme bankare. Ajo ka një diplomë për Master Shkencor për Studime Ekonomike Europiane nga Universiteti i Bambergut dhe Universiteti i Tiranës.
Drejtore e Auditit te Brendshem
Ka filluar karrieren e saj ne Banken Amerikane ne vitin 2003 si arketare. Brenda 6 muajve eshte promovuar specialist ne departamentin e Auditimit. Ne Banken Intesa Sanpaolo ajo ka punuar si Zv. drejtoreshe ne departamentin e Auditimit ku ka ndihmuar ne zhvillimin e ketij
departamenti perkundrejt standarteve nderkombetare te kontrollit te brendshem.
Ajo ka punuar ne pozicione drejtuese ne CEZ Albania. Ne CEZ Albania ajo ka ngritur dhe zhvillluar sistemin e politikave & procedurave dhe beri te mundur integrimin e menaxhimit te cilesise ne te gjithe kompanine.
Znj. Gjokutaj iu bashkua NOA Albania ne Mars te 2013 si Drejtoreshe e Departamentit te Auditimit.
Znj. Gjokutaj ka nje diplome dhe specializim ne Finance ne Universitetin e Ekonomise ne Tirane. Ajo eshte specializuar duke u certifikuar ne fushat si Kontrolli i brendshem, Menaxhimi Financiar, Kontabiliteti financiar, Mitigimi I Frodit (mashtrimit).