NOA sh.a

Prej 12 Prillit 2011 kompania jonё ёshtё regjistruar me emrin e ri tregtar “NOA”

Pas njё rikonstruktimi intensiv gjatё muajve tё fundit NOA ёshtё rritur duke mbartur me vete cilësitë më të mira dhe ndërkohë ёshtё tërësisht e angazhuar per të integruar vizionin e grupit bankar dinamik amerikano-zviceran, siç është kompania mëmë “Amance Holding N.V” pjesë e së cilës NOA ёshtё bёrё prej rreth një viti.

Me njё staf profesional dhe proaktiv prej mё shumё se 230 punonjёsish dhe e  pranishme nё qytetet mё tё mёdha me 18 degё dhe njё agjensi, NOA është kompania që synon të njihet nga partnerët dhe klientët e saj si kompania me rritjen më të shpejtë në tregun financiar shqiptar.

NOA ёshtё destinacioni i duhur pёr cdo shёrbim kredidhёnie por edhe pёr keshillim profesional financiar duke ofruar te gjitha llojet e produkteve pёr financim qё nga investimet pёr bizneset e vogla dhe ato tё konsumit deri tek kreditё hipotekare. Thjeshtёsia e marrёdhёnieve me klientet, procedurat e shpejta dhe dokumentacioni minimal i kanё siguruar NOA-s njё performancё tё qёndrueshme dhe reputacion nё rritje nё tregun financiar me njё portofol aktiv qё nё fund tё muajit Mars 2011 shёnoi vlerёn e 4.4 miliard lekё.

Stafi i ri menaxhues i NOA sh.a duke qёnё njё skuadёr ekspertёsh nё fushat e pёrgjegjёsive qё ata mbulojnё premton implementimin e njё strategjie tё qartё dhe solide drejt suksesit nё zhvillimin e produkteve dhe segmenteve tё reja, si shtrirjen dhe pёrmiresimin e rrjetit tё degёve nё shёrbim te klientёve.

Amance Holding N.V është kompani e regjistruar në Hollandë dhe është në pronësi të dy fondeve te investimit: “Balkan Fund for Southeast Europe” (BFSE) , me qendër në Zvicër dhe “Creation Investment”  me qendër në Amerikë. Objektivi parёsor  i NOA ёshtё tё jetё kompania financiare mё inovative nё treg duke ofruar produktet dhe shёrbimet mё te mira duke kontribuar pozitivisht nё pёrparimin e vendit dhe atё tё klientёve. Kёtij qёllimi i shёrben dhe asistenca nё cdo kohё dhe vend qё dёshirojnё klientet sa herё kanё nevojё per financime tё ndryshme.

Duke falenderuar klientёt e saj, NOA sh.a premton të ketë angazhim të plotë për tiu përgjigjur në kohë nevojave të tyre duke garantuar  rrugën  drejt suksesit të përbashkët.

Na kontaktoni

NOA sha, Pranë qendrës ” Karl Topia”, Zogu i Zi, Tiranë, Shqipëri
Tel: + 355 0 (42) 403 764;
Fax: + 355 0(42) 403 765
E-mail: info@noa.com.al

NOA Albania është pjesë e NOA Holdings N.V.

Apliko Online